15:37 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Publikohet “Fshatarja ime” nga Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula (Foto)

Para pak ditësh këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu mbushi përplot 50 vite në skenë.

E për nder të këtij përvjetori, i biri i tij Ermali në bashkëpunim me reperin, Ledri Vula risollën këngën “Fshatarja ime”.

Ky ripërpunim i kësaj kënge u pëlqye shumë nga publiku, kurse tashmë është publikuar edhe në kanalin “Youtube”.

Ndryshe, “Fshatarja ime” konsiderohet si njëra nga këngët më të pëlqyera të Sabriut ndër vite./Indeksonline/