11:11 / E Premte, 27 Maj 2022 / B O

Publikohet kënga e re e Loredanës

Pak ditë pas lansimit të këngës së re “Pinky Promises”, Loredana Zefi ka publikuar këngën e radhës.

“Ballade” mban titullin projekti në fjalë, në të cilin ka bashkuar forcat me artisten Celine.

Projekti i tyre është kompletuar edhe nga ana vizuale me paraqitje të mahnitshme të të dy këngëtareve.

Ato vijnë në një interpretim në gjuhën gjermane dhe pak orë pas publikimit reagimet kanë qenë mjaft pozitive.