Publikohet një audio-inçizim i personit që thuhet se ka blerë vota në Istog
Gani Dreshaj ka publikuar në faqen e tij në Facebook të personit shumë të përfolur për blerjen e votave të Haki Rugovës në ditën e zgjedhjeve.
Qaush Shpatolli nga fshati Drogolefc është personi të cilin Dreshaj vazhdimisht e ka akuzuar se ka blerë vota me shumë të majme të dielën e 17 dhjetorit.
Dreshaj ka hedhur akuza të vazhdueshme duke qenë i bindur se ka fakte se LDK ka blerë vota në rivotimin në Istog.
I njëjti ka paralajmëruar se do t’i ndjekë të gjitha instancat për të kërkuar drejtësi për votën që sipas tij është keqpërdorur në mënyra të ndryshme./Indeksonline/