11:58 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Publikohet orari i ndeshjeve të Superligës për javën e 30-të

Kanë mbetur vetëm edhe 4 ndeshje deri në përfundim të edicionit 2018/9 në Ipko Superligë.

Ky stinor që po cilësohet si më interesanti pas luftës në Kosovë, në fundjavë sjellë ndeshje interesante sidomos të tri skuadrave që po luftojnë për titullin e kampionit, Prishtinës, Feronikelit dhe Llapit.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 16:00.

Ipko Superliga – Xhiro 30

E shtunë

Drita – Prishtina

Drenica – Feronikeli

E diele

Llapi – Trepça ‘89

Gjilani – Flamurtari

Ferizaj – Liria

KEK-u – Ballkani