14:56 / E Martë, 07 Dhjetor 2021 / LB

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, këto janë statistikat

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.019 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.630.082 doza të vaksinës.

Deri më sot 767.742  qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.274 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.848.                        

 Në total numri i rasteve aktive është 314.