Publikohet sondazhi i fundit, LDK e para, PDK e dyta…
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), sot ka shpalosur rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjet aktuale që janë trajtuar se fundi nga partitë politike si zgjedhjet e parakohshme.
Sa i përket pyetjes së nesë do të kishte zgjedhje sivjet për kënd do të votonin ata kanë dhënë këto përgjigje. 30.8% kanë dhënë se do të votonin për Lidhjen Demokratike të Kosovës, 23% për Partinë Demokratike të Kosovës, 21.2% për Lëvizjen Vetëvendosje, 10.4% për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, 6.3% Nisma Socialdemokrate, 2.4% Partia Socialdemokrate, 2% Lista Serbe dhe 4.1% të tjera.
Sipas KDI-së kanë qenë 11.6% e të anketuarve që kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje.