20:44 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Publikohet videoja kur tifozët rumunë brohorasin “Kosova është Serbi”

Rumania zhvilloi ndeshjen e radhës me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja u zhvillua në Bukuresht, aty ku edhe tifozët rumunë u dëgjuan duke brohoritur ‘Kosova është Serbi.

Së fundi në internet ka filluar të shpërndahet edhe video, ku dëgjohen tifozët duke brohoritur të gjithë njësoj. Brohoritjet në këtë rast thuhet të jenë përkrahur nga shumë tifozë, sidomos në këndin ku ishin të vendosur serbët, transmeton Indeksonline.

Shteti rumun ndryshe vazhdon të jetë një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës./Indeksonline/