18:27 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Publikohet videoklipi i Dua Lipës me Andrea Bocellin

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa po shënon sukses dita-ditës.

Ajo madje po arrin të realizojë duete me artist të mëdhenj. Së fundmi ajo erdhi me një projekt muzikor me këngëtarin italian, Andea Bocellin, shkruan Indeksonline.

Ndërsa sot dyshja kanë publikuar edhe videoklipin e këngës ‘If Only’, një këngë që u pëlqye qysh në start.

Në këtë videoklip ylli kosovar vjen e magjishme, ku thjeshtësia e saj bie në sy me gjithë vokalin fantastik që tashmë ka bërë për vete të gjithë botën./Indeksonline/