17:46 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Andrea Bocelli kryeson top listat amerikane me albumin e ri

Albumi i legjendës së muzikës italiane Andrea Bocelli, ka marrë kryesimin e toplistave në Amerikë.

Kështu albumi ‘Si’ i këngëtarit të njohur ka lënë prapa muzikën e filmit më të ri ‘A Star is Born’ e cila radhitet e dyta në klasifikimet ‘Billboard 200’, shkruan Indeksonline.

Albumi ‘Si’ është i gjashtëmbëdhjeti me radhë në karrierën Andrea Bocelli i cili u publikua në tetor të këtij viti.

Andrea Bocelli së fundi solli edhe bashkëpunim ‘If Only’ me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa./Indeksonline/