13:03 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Publikoi foto intime që bëri namin në rrjetet sociale, Chris Evansi kundërpërgjigjet në mënyrë epike

Chris Evans ka folur për gafën e tij në rrjetet sociale, dhe përgjigjja e tij do ta bënte Kapiten Amerikën krenar.

Aktori aksidentalisht publikoj foto intime në Instagram Story, dhe kjo ishte e gjitha për të cilën në Twitter u fol fundjavën e kaluar. 

Evans reagoi për herë të parë të hënën dhe duhet thënë se ai e trajtoi atë në mënyrë të përsosur.

“Tani që kam vëmendjen tuaj …. VOTONI në 3 nëntor !!!” shkroi Evans në Twitter, së bashku me disa emoji qesharake.

Gjatë fundjavës, 39-vjeçari postoi aksidentalisht në Instagram të tij duke luajtur lojën popullore, Heads Up, por nuk arriti të fsheh pjesën e fundit të klipit i cili zbuloi galerinë e videove dhe fotove në telefonin e tij, duke përfshirë një penisi.

Pas kësaj kishte reagime të shumta nga fansat e aktorit që shpërthyen me komente në rrjetet sociale./Indeksonline/