18:43 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Publikoj video me fustan nusërie, tani Bebe zbulon ‘dhëndrin’

Bebe Rexha ka vazhduar t’i befasoj adhuruesit e saj me postimet që ka bërë sot gjatë dites në llogarinë e saj të ‘Instagram-it’.

Këngëtarja shqiptare më herët gjatë ditës ka publikuar një video në të cilën u shfaq e veshur me fustan të bardhë të nusërisë teksa ka shkruar se kjo ishte dita e saj më e mirë, shkruan Indeksonline.

Më vonë Bebe ka vazhduar me postime të tjera në të cilat tregonte se ceremonia martesore ka ndodhur me 12 korrik, e në një nga imazhet e publikuara ajo u shfaq pranë një mashkulli misterioz ku la të kuptohej se ai është dhëndëri.

Bebe ka vazhduar të habit adhuruesit e sajm ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor, apo 29 vjeçarja është martuar me të vërtetë./Indeksonline/