20:49 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Publikon fotografi të kampusit të UP-së ku ndodhet edhe kisha ortodokse

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama ka uruar ditën e çlirimit të kryeqyteti.

E këtij urimi ia ka bashkagjitur një fotografi nga kampusi i Unversitetit të Prishitnës, shkruan Gazeta Infokus.

“Prishtinë, urime dita e Çlirimit!22 vjet liri! Te dua ❤️”, ka shkruar Rama.

Derisa në foto shihet biblioteka kombëtare, aty nuk vërhet edhe kryqi i kishës ortodokse serbe.

Se çfarë plani ka arkitiketi i LDK-së, i cili po pretendon të jetë kryetari i Prishtinës, për këtë kishë mbetet të shihet.

Kujtojmë që kjo kishë pas 23 viteve është rifunskionalizuar nga klirikët serbë, gjë e cila ngjalli mjaftë reagime.