19:37 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Publikon fotografitë, askush si beson se është shtatzënë në muajin e gjashtë

Një grua e cila pritet të bëhet shumë shpejt nënë, ka shpërndarë fotografitë e pabesueshme të trupit të saj.

Reanna Stephens, 18 vjeçe do e sjellë djalin e saj në prill por është aq e dobët sa që të huajt po e akuzojnë atë për shtatzëni të rreme, transmeton Indeksonline.

Studentja, nga Kalifornia ka tregua se dieta e saj vegjetarianë dhe rutina e ushtrimeve ka ndihmuar atë që të ketë një pamje të tillë.

Kështu ajo ka publikuar historinë e saj duke bërë publike edhe fotografitë para se të ishte shtatzënë dhe tani që është në muajin e gjashtë.

Po ta shihni nuk do e dalloni as ju nëse është apo jo shtatzënë./Indeksonline/