08:40 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Publikon foton e nënës së shtrirë në Infektivë: Për ata që kanë dyshime, turp që po dilni pa maska +18

Një qytetar ka postuar një fotografinë e nënës së tij e cila është infektuar me koronavirus dhe po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së. Ai ka shkruar se nëna e tij po përballet me koronavirusin tash e tri javë

Ai ka kritikuar qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat, derisa ka thënë se është turp për ata që nuk e mbajnë maskën.

“Për ata qe hala kane dyshime…kjo foto nuk osht’ n’Itali! Kjo osht nana jeme n’Intenzive! Tash e tri jave ne sherbim intenziv! me dale neper qytet pa maske, duhet me t’ardhe turp! Perndryshe, i njoh edhe nja 20-30 njerez qe nuk jon n’kete gjendje, po jon shume keq tu u perballe me Covid!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, mbrëmjen e së martës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konfirmoi edhe 187 raste pozitive me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 5 mijë e 118 raste me Covid-19.

Nga numri i përgjithshëm sipas IKSHPK’së, 2 mijë e 370 janë shëruar, kurse raste aktive janë edhe 2 mijë e 640.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga IKSHPK, 108 persona kanë përfunduar me fatalitet.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640”.