08:39 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / L K

Publikuan video duke shkrepur me armë në natën e ndërrimit të viteve, arrestohen dy gjakovar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Gjakovë nën dyshimin se kishin përdorur armë zjarri në natën e ndërrimit të moteve.

Dyshja kishin postuar një video.

Sipas PK-së janë konfiskuar dy armë, dy karikator dhe dy gëzhoja.

“Njësiti policor pas sigurimit të një video incizimit ku dy të dyshuar gjuajnë me armë zjarri, dhe pas një pune hetimore kanë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë, dy karikator dhe dy gëzhoja të kalibrit 9mm. Pas intervistimit dy të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK, përcjell IndeksOnline.