15:57 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Punë e kryer: Florenzi, lojtari më i ri i PSG-së

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano e ka bërë punë të kryer transferimin e mbrojtësit, Alessandro Florenzi tek PSG-ja.

Italiani fillimisht do të jetë vetëm i huazuar tek klubi francez për një sezon, transmeton Indeksonline.

Huazimi do t’i kushtoj PSG-së 1 milion euro. Në vitin tjetër, PSG ka mundësi ta blej Florenzin për 9 milionë euro.

Testet mjekësore do t’i kryej brenda pak orësh dhe pastaj do të prezantohet zyrtarisht si futbollist i PSG-së./Indeksonline/