18:08 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Punë e kryer, Joao Mario në Premierligë

Joao Mario do t’i jap fund aventurës së tij te Interi, shkruan indeksonline.

Mesfushori portugez është shumë afër të transferohet në Premierligë te West Ham.

Sipas mediave angleze, marrëveshja është arritur dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi.

Joao Mario do të transferohet të Hammers në formë huazimi me opsion blerje në fund të sezonit. /IndeksOnline/