15:52 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Punë e kryer, lojtari i Arsenalit transferohet te Valencia (Foto)

Skuadra e Valencias ka siguruar futbollistin e Arsenalit, Francis Coquelin.

26-vjeçari pritet të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i klubit spanjoll brenda disa orëve, transmeton IndeksOnline.

Faqja zyrtare e klubit ka publikuar një foto me mbishkrim: Ne tashmë e kemi një të ri gati!

Kjo ka lënë të kuptohet se Coquelin do të jetë transferimi më i ri i Valencias.

Francezi ka zhvilluar afro 110 paraqitje me “Topçinjtë”, por me ardhjen e Xhakës dhe rikthimin e Wilshere – Coquelin e ka humbur vendin startues./IndeksOnline/