10:58 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Punë e kryer, Shaqiri sot nënshkruan me këtë skuadër (Foto)

Xherdan Shaqiri do të mbetet në Premierligë edhe pse skuadra e tij, Stoke City ka rënë në Championship.

Ylli i Kombëtares Zvicrane është duke u përfolur shumë rreth një transferimi te finalisti i Ligës së Kampionëve, Liverpool.

Madje sipas disa thashethemeve në Twitter, Shaqiri sonte do të nënshkruaj me Liverpoolin.

Shaqiri bëri një paraqitje shumë të mirë në Kupën e Botës për Zvicrën ku ka marrë vëmendjen nga shumë klube.

Interesim për shqiptarin nga Gjilani ka shprehur edhe Mourinho që e ka ndjekur nga afër në Rusi. /IndeksOnline/