15:29 / E Hënë, 25 Janar 2021 / A. A

Punë e kryer, Tuchel trajner i Chelseat

Chelsea sot shkarkoi trajnerin Frank Lampard.

Gazetari italian Fabrizio Romano, raporton se ‘blutë’ kanë arritur marrëveshje me ish trajnerin e Borussia Dortmund dhe Paris Saint Germain, Thomas Tuchel.

Zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.

Trajneri gjerman e gjen Chelsean në vendin e 9-të në tabelë me 29 pikë, 11 më pak se lideri Manchester United.

/Indeksonline/