14:07 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Punësimet familjare nga Rufki Suma i Hanit të Elezit, PDK-ja ia publikon dëshminë

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, është duke përgatitur që ta punësojë një familjare të tij. Kështu thuhet në reagimin e PDK-së nga ky qytet.

Sipas tyre, familjarja e kryetarit pritet që të punësohet në arsim.

“Kohët e fundit kryetari Komunës se Hanit Elezit po përgatit terren që ta punësojë edhe mbesën e tij të vogël e të fundit. Punësimi i familjarëve dhe militantëve të kryetarit është se ne jemi dëshmitarë se për fat keq, sistemi arsimor po degradon çdo ditë në vendin tonë”, thuhet në reagim.