07:40 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës do të mbajë protestë për ngritje të pagave për punëtorët e KEK-ut.

Në një njoftim, kjo sindikatë thotë se qëllimi i protestës është rritja e pagave të këtyre punëtorëve për 100€, transmeton Indeksonline.

Rritja e pagave për KEK-un ka qenë premtim i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Protesta nis nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ e vazhdon drejt sheshit ‘Skenderbeu’./Indeksonline/