Punëtorët e kësaj kompanie protestojnë në Prishtinë, për shkak të mos-pagesës së 20 %-it!
Punëtorët e “IMN Kosova” në Prishtinë nesër do të protestojnë para zyrave të Kuvendit Komunal të kryeqytetit.
Sipas njoftimit, thuhet se protesta do të fillojë prej orës 10:00, përcjellë Indeksonline.
Po ashtu, bëhet e ditur se arsyeja e kësaj proteste është mos-pagesa e 20 përqindëshit (%) për punëtorët, pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje./Indeksonline/
(Foto balline ilustruese)