Punëtorët e Postës nesër hyjnë në grevë
Sindikatat e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka njoftuar se punëtorët e Postës do hyjnë nesër në grevë.
Sipas njoftimit të tyre, ata nesër do fillojnë grevën me vetëm një orë, gjë e cila do pasohet me veprime të tjera sindikale deri në realizmin e plotë të kërkesave të punëtorëve.
Ky është njoftimi i tyre:
Punëtorët e Postës së Kosovës do të hyjnë në Grevë
Sindikatat e punëtorëve të Postës së Kosovës ju njoftojnë se nesër ( e premte, 6 korrik 2018) nga ora 13:00 deri në orën 14:00, të gjithë punëtorët do të hyjnë në Grevë të Përgjithshme. Gjatë kësaj kohe do të mbyllen të gjitha Zyrat Postare, në tërë territorin e Kosovës.
Kjo grevë njëorëshe është vetëm hapi ynë i parë sindikal që do të pasohet edhe me veprime të tjera sindikale deri në realizimin e plotë të kërkesave të punëtorëve të PK Sh.A.
Aktiviteti ynë sindikal nuk do të ndalet deri në realizimin e të gjitha kërkesave të mëposhtme:
Pagesa e menjëhershëm e mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës, si obligim ligjor, për humbjet në Shërbimin Universal Postar.
Implementimi i strategjisë së dërguar nga Posta e Kosovës në Qeveri, e cila garanton stabilitet afatgjatë financiar për ndërmarrjen tonë.
Të ndalohet favorizimi i operatorëve privatë për faktin se shërbimet e njëjta Qeveria mund t’i kryej me ndërmarrjen e vet, Postën e Kosovës, me kualitet më të lartë e me kosto më të ultë.
Greva organizohet për shkak se punëtorët e Postës ende nuk i kanë marrë pagat si pasojë e mos realizimit të obligimeve të Qeverisë dhe institucioneve të tjera ndaj Postës së Kosovës.
Për veprimet e ardhshme sindikale do të ju njoftojmë me kohë.