09:10 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Punëtorët e kësaj kompanie nuk do të punojnë kurrë me orar të plotë, edhe pas pandemisë

Bosi i kompanisë “Unilever”, njëra nga më të mëdhatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë që punonjësit e zyrave të tij nuk do të kthehen kurrë në tryezat e tyre pesë ditë në javë, në indikacionin e fundit që koronavirusi do të transformojë jetën moderne të punës, shkruan “The Guardian”, transmeton IndeksOnline.

Alan Jope, shefi ekzekutiv i grupit të mallrave të konsumit, tha se kompania do të inkurajojë të gjithë punonjësit e saj të marrin vaksinat kundër Covidit-19, por do të ndalojë bërjen e tyre të detyrueshme. Punonjësit që zgjedhin të mos vaksinohen, megjithatë, do të përballen me testime të detyrueshme.

Jope tha se kompania do të shikonte modele të ndryshme pune pasi pa gjatë pandemisë që mund të adaptohej dhe të bënte ndryshime të mëdha shumë më shpejt sesa mendohej më parë.

“Unileveri”, kompania e tretë më e vlefshme në Bursën e Londrës, është prodhuesi i markave duke përfshirë sapunin “Dove”, akulloren “Ben & Jerry” dhe “Marmite”. Ai gjithashtu zotëron “Hellman’s”-in, “Knorr”-in, “Lipton”-in dhe “Persil”-in, transmeton IndeksOnline.

Pandemia ka detyruar stafin e zyrës të punojë nga shtëpia në shumicën e tregjeve kryesore të “Unilever”-it, duke përfshirë SHBA-në dhe MB-në.

Duke folur të mërkurën në një konferencë të Reuters, Jope tha se ai nuk priste që punonjësit e zyrave në të gjithë Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut të ktheheshin në punë deri të paktën në prill dhe shtoi se “Unilever”-i do të përdorte një “mënyrë hibride” të punës midis shtëpive dhe zyrave pas kësaj./IndeksOnline/