14:42 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Punëtorët teknikë të disa shkollave dhe UP-së, paralajmërojnë protesta

Nga dita e martë e punëtorët teknikë të disa shkollave dhe të Universitetit të Prishtinës, do të protestojnë me kërkesën për rritje të pagave prej 3.50 eurosh nga janari i vitit të ardhshëm.

Kështu vendosën udhëheqësit e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, do të mbajë një takim me kryetarë të disa shoqatave ku do merret vendimi për nisjen e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat.

Jusuf Azemi kryetar i Sindikatës së Pavarur në Sektorin Privat, tha se paga duhet të jetë 350 euro nga janari i vitit 2020, ndryshe nuk do të ketë asnjë shërbim nga punonjësit e kompanive private.

Ai njoftoi edhe për një vendim të Komunës së Prishtinës që është në favor të këtyre punëtorëve.