09:27 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / L K

Punëtorët teknikë të UP-së në grevë, bërlloku i mbulon konviktet

Mbi 260 punëtorët teknik të Universitet të Prishtinës, kanë hyrë në grevë tashmë që një javë.

Greva vije pas ankesave të stafit teknik në lidhje më paga të ulëta.

Mirëpo, gjendja në konviktet e UP-së është alarmante.

Në fotot e siguruara nga IndeksOnline shihet që konviktet janë stërmbushur nga bërlloku.

Por gjithashtu, kryetari i sektorit të punëtorëve privat, Jusuf Azemi, ka publikuar një foto ku shihen grevistët para hyrjes duke ngrënë mëngjesin e tyre pasi iu është ndalur hyrja.

 “Ja si funksionon shteti. Grevistët e Qendrës Studentore duhet marr mëngjesin e tyre rrugëve ,pasi Qendra Studentore ua ndalon hyrjen ,Inspektorat i punës kjo është mërit e juaj”, ka shkruar Azemi.