19:17 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Punëtorëve shëndetësorë dhe Idriz Asllanit iu ndahet titulli “Nderi i Qytetit” në Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi bëri të ditur se sot iu është ndarë titulli “Nderi i Qytetit” të gjithë punëtorëve shëndetësor të kujdesit primar në Vushtrri si dhe Idriz Asllanit, bashkëluftëtarë i Adem Jasharit.

Postimi i plotë:

“Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë sot me vendim unanim i ka ndarë titullin “Nderi i Qytetit” të gjithë punëtorëve shëndetësor të kujdesit primar në Vushtrri për heroizmin e tyre në luftën kundër pandemisë Coronavirus, si dhe z. Idriz Asllani, bashkëluftëtarë i Adem Jasharit.
Urime!”./Indeksonline/