15:42 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Punëtori i ndërtimit rrëzon 5 shtëpi, nuk u pagua për punen që e bëri (Foto)

Punëtorët jo gjithmonë dinë të tregohen të sjellshëm, aq më tepër kur të drejtat e tyre shkelen.

I riu me origjinë nga Rumania, vendosi të marr hak duke shkatërruar 5 shtëpi të reja, pasi që nuk mori pagesën për të cilën edhe e kreu punën.

Daniel Neagu u shkarkua nga puna dhe iu tha se nuk do të paguhej derisa një automjet i kompanisë që mungonte, të gjendej.

Në këtë mënyrë, i akuzuari thuhet se ka hyrë në sheshin e ndërtimit duke rrëzuar pesë shtëpi me eskavator.

Tashti, ky punëtor akuzohet për dëmin e shkaktuar në vlerë prej 4 milion paund.

Media britanike e cilëson të çmendur dhe joefektive rrugën që ai ndoqi për të zgjidhur problemin.