16:51 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Punëtori që vdiq dje në banesën shumëkatëshe në Prishtinë

Është mësuar identiteti i personi që vdiq dje në banesën shumëkatëshe në “Lakrishtë” të Prishtinbës.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Behram A. Behrami nga Mitrovica. 60 vjeçare jetonte në fshatin Vërnicë të Mitrovicës.

Raportohet se i ndjeri humbi jetën dje rreth orës 17:30 në rrugën “Robert Doll” në kryeqytet teksa ra nga një ndërtesë e investitorit “Prishtina City Center” e cila ishte duke u ndërtuar nga firma “Alba Grup” nga Hani i Elezit.