75 Mall Live Search
23:06 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Punim akademik, sa pjesëtarë kishte UÇK-ja në vitet 1998-99?

Ish – këshilltarja e presidentes Atifete Jahjaga, Garentina Kraja, në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, ka ndarë disa të dhëna të cilat ajo i ka të pasqyruara në një punim akademik të saj, e që flet për praktikat e rekrutimit në organizatat guerile të fundit të Evropës, mobilizimin etnik, dhunën dhe rrjetëzimin në strategjinë e rekrutimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas atyre të dhënave të cilat Kraja i prezanton thuhet se në vitin 1998 ishin regjistruar 15 mijë pjesëtarë në UÇK, ndërsa në vitin 1999 10 mijë sosh. Që në total sipas saj i bie të jenë 25 mijë.

“Në rastin më të mirë numri i përgjithshëm i pjesëtareve te UÇK-së ka qenë rreth 25,000. Në vitin 1998 rreth 15,000 pjesëtarë kanë deklaruar se ju kanë bashkuar gueriles, ndërkohë në vitin 1999 numri i rekruteve ka qenë rreth 10 mijë”, shkruan ajo.

Temat: