18:28 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

Punime të ngadalshme në rrugën Dubrovniku në Prishtinë, qytetarëve u paraqiten telashe gjatë qarkullimit

Ka më shumë se tre muaj që kur kanë filluar punimet në një prej rrugëve të kryeqytetit.

Është kjo rruga Dubrovniku e cila po vazhdon të jetë vështirë e kalueshme, për shkak të punimeve që po vazhdojnë të realizohen tash e tre muaj.

Punimet e ngadalshme në këtë rrugë i shkaktuan sot telashe edhe një vozitësi-taksie, i cili teksa po lëvizte në këtë anë ngeci në një puset, shkruan Indeksonline.

Banorë të kësaj ane kanë deklaruar se këto punime  të cilat janë tejzgjatur po u shkaktojnë probleme të shumta në qarkullim përgjatë kësaj ane.

Se në çfarë gjendje është kjo rrugë më mirë mund ta kuptoni edhe përmes disa fotografive të realizuara sot./Indeksonline/