14:23 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Punimet te “Rruga B” në Prishtinë, vështirësojnë kalimin e këmbësorëve [Video-Foto]

Banorët e lagjes “Rruga B” në Prishtinë po përballen  me vështirësi të shumta nga disa punime. Mbrëmë rreth orës 01:30 minuta në këtë vend kanë filluar punimet që sipas banorëve janë të palejuara nga Komuna e Prishtinës.

Një lexues i ‘Indeksonline’ ka treguar se dje është informuar edhe Policia e Kosovës për këto punime, mirëpo ato pasi janë ndërprerë, të njëjtat kanë filluar menjëherë pasi është larguar policia.

Kështu, për këtë rast, banorët kanë provuar të kontaktojnë disa herë edhe Inspeksionin. Por ky i fundit siç duket ka qenë në “gjumë”.

Banorët po ankohen se në afërsi të një lokali, në vendin ku këmbësorve ju lejohet kalimi kanë vendosur një konstruksion me hekra, po ashtu punëtorët aty po vazhdojnë punimet me pajisje të ndryshme që po shkakton rrezik  te qytetarët.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/