10:06 / E Hënë, 26 Gusht 2019

Pushimet s’kanë të ndalur për moderatoren, Ilda Bejleri

Gazetarja e njohur e sportit, bukuroshja Ilda Bejleri njihet për paraqitjet e saj në televizion.

Ajo me pamjen dhe format trupore, ka arritur që të bëjë për vete një numër të madh fansash, shkruan Indeksonline.

Përpos që njihet si figurë e njohur e televizionit nga shqiptarët, ajo njihet po ashtu edhe për jetën që bën.

Midis luksit dhe pushimeve nëpër vende të ndryshme të bukura nëpër botë, ajo shpeshherë është komentuar edhe nga fansat se si arrinë ta gëzojë këtë luks.

Derisa para pak kohësh ajo ishte paraqitur nga ishuj të ndryshëm në Greqi, tanimë ajo po kalon kohë relaksi edhe në jugun e Shqipërisë, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme.

Me plot stil e elegancë ajo është shfaqur në bikini duke marrë mijëra pëlqime nga fansat e saj. /Indeksonline/