21:14 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pushimet orientale të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj

Megjithëse ende nuk e kanë pranuar publikisht marrëdhënien e tyre, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj na japin gjithnjë e më shumë sinjale që tashmë janë një çift i konsoliduar.

Dyshja të cilët përfliten prej kohësh për një romancë të nisur në ambientet e punës, janë fotografuar shpesh në aktivitete të përbashkëta, pushime në Barcelonë me stafin, ndërkohë nuk kanë munguar dhe dedikimet e shumta në rrjete sociale për njëri-tjetrin.

Por mesa duket pushimet në Barcelonë së bashku nuk ishin të vetmet për këtë verë për Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn.

Ditën e sotme, dyshja kanë postuar foto dhe video në rrjetet sociale ku tregojnë se ndodhen në një nga qytet më të bukura të Marokut, Marrakech.

Edhe pse nuk kanë postuar asnjë foto së bashku, nga postimet e tyre individuale, është lehtësisht e kuptueshme që ndodhen në të njëjtin vend.

Maroku ka fituar me të drejtë titullin e “xhevahirit të Afrikës”. Marrakech – një nga qytetet e saj më të lashtë është mikpritës, miqësor dhe i bukur. Shpesh të referuara si “Qyteti i Kuq”, Marrakech është bërë gjithnjë epiqendra e tregtisë dhe kulturës. Qyteti magjik ka energjike, është i gjallë për çdo njeri që është shumë i dhënë pas udhëtimeve.