75 Mall Live Search
13:43 / E Enjte, 23 Prill 2026 / MSH1

“Pusho në paqe, Profesor!”/ Begaj reagon pas vdekjes së Qosjës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së akademikut Rexhep Qosja.

Në një postim, Begaj u shpreh se Qosja ishte një prej mendjeve më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar, transmeton IndeksOnline.

“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni… Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve. Pusho në paqe, Profesor!” shkroi Begaj.

Qosja vdiq dhe u varros sot, në moshën 89-vjeçare.