21:16 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Pushoni sytë, ky është modeli i ri G-Class [Foto]

Vetëm disa orë pasi Mercedes hodhi detajet e para teknike të G-Class së re, një sërë fotosh pa kamuflazh kanë rrjedhur në internet.

Dallimet më të mëdha vizuale mund të dallohen në fenerë, parakolp dhe grilën para ,të cilat nuk janë të mëdha për syrin e pa trajnuar.

Logoja e re e Mercedes në grilë gjithashtu përmban sensorë të radarëve të nevojshëm për funksionet gjysmë-autonome që G-Class do të ofrojë.

Makina do të ketë një transmision automatik me nëntë shpejtësië 9G-tronic, ciftëzuar me module low-range, tre diferenciale të mbyllura dhe G-mode për terene të vështira.

G-Class e re zyrtarisht do të prezantohet në Detroit Auto Show më 15 janar, ku do t’i mësojmë detajet e plota, duke përfshirë performancat e motorëve dhe listën e plotë të karakteristikave tjera. /IndeksOnline/