10:56 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / B O

Pushtimi i Ukrainës: Polonia refuzon të luajë ndeshjen play-off të Kupës së Botës kundër Rusisë

Polonia ka refuzuar të luajë një ndeshje play-off të Kupës së Botës kundër Rusisë muajin e ardhshëm për shkak të pushtimit të Ukrainës, sipas Federates polake.

Presidenti i shoqatës, Cezary Kulesza, shkroi në Twitter: “Në dritën e përshkallëzimit të agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, kombëtarja polake nuk do të luajë ndeshjen kundër Republikës Ruse”.

Kulesza tha se Federata polake ishte në bisedime me homologët e saj suedezë dhe çekë në lidhje me ndeshjet e play-off-it të vendosura në mars për të mbushur një vend për Kupën e Botës.

Ai tha: “Nuk ka më fjalë, është koha për të vepruar.” /IndeksOnline/