19:55 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / OSH

“Pushtohet” nga mbeturinat kjo rrugë e Ferizajt

Rruga “Gjon Sereçi”, në Ferizaj pasditen e sotme ka qenë e mbushur e tëra me mbeturina, shkruan IndeksOnline.

Një gjendje e tillë, aspak e këndëshme për sy, por mbi të gjitha e rrezikshme për të gjithë banorët e asaj rruge.

Se çka ka ndodhur dhe pse kompanitë e kontraktuara për grumbullimin e tyre nuk kanë larguar ato nga rruga, kjo nuk dihet, por se një gjë është e sigurt, banorët janë ata që pësojnë.