13:08 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Puthi të dashurën gjatë një ndeshjeje futbolli, kapet nga kamera dhe i kushton me ndarje nga gruaja

Tradhtia është “biznes” i ndërlikuar, sepse siç thuhet për të vërtetën flasin dhe muret.

Një burrë e kuptoi se e vërteta i doli në shesh, pas përfundimit të një ndeshjeje futbolli.

Ai po puthej me një vajzë të cilën po takonte, duke mos ditur se kamera po e filmonte momentin e puthjes midis dy palëve.

Por pse është kaq problem, pyet dikush? Epo sepse, femra që ai po puthte ishte vetëm e dashura, e jo gruaja, transmeton Indeksonline.

Më pas videoja u publikua ku shkruhej: Kur puth dikë dhe e kupton se martesa juaj ka përfunduar, pasi jeni në një aparat fotografik.

Videoja arriti të shikohej mbi 22 milionë herë, me mbi 284 mijë pëlqime e mbi 70 mijë rikthime.

Burri u identifikua si Deyvi Andrade, i cili po përcillte një ndeshje futbolli midis Barcelona SC dhe Delfinit.

“Unë do të mbroj nderin dhe krenarinë time deri në fund. Askush nuk do të jetë në gjendje të dëmtojë imazhin tim. Zoti i madh e di se këto gra që po më kritikojnë, gjithashtu kanë mashtruar. Tashmë ju keni shkatërruar marrëdhënien time, çfarë doni më shumë? Shpresoj se kjo nuk do t’ju shërbejë në asnjë mënyrë, sepse ju po dëmtoni vetëm një bir të Zotit. Por nuk e dini dëmin psikologjik të cilin ma keni shkaktuar me urrejtjen tuaj ndaj meje. Sigurisht se situata është edhe më e trishtë për partneren time”, shkroi ai ndër të tjerash.

Por dikush si për shaka tha se ndoshta gruaja e tij nuk është e interesuar të ndjekë futbollin dhe s’do e kuptojë gjithë këtë situatë./Indeksonline/