Puthiten dy automjete në hyrje të Prishtinës, krijohen kolona
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00 në hyrje të Prishtinës, më saktësisht te rrethi “Te Ismeti”, shkruan IndeksOnline.
Një kombi dhe një makinë janë aksidentuar pikërisht në rreth.
Si pasojë e kësaj, janë krijuar kolona të shumta në këtë drejtim.
Nuk raportohet për të lënduar./IndeksOnline/