17:21 / E Enjte, 25 Janar 2024 / Gj. Sh

Puthja e famshme, gjykata spanjolle kërkon që Rubiales të dal në gjyq

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales mund të dal para gjyqit.

Një gjykatës i Gjykatës së Lartë spanjolle propozoi të enjten që Rubiales të dalë në gjyq për puthjen në buzë të futbollistes Jenni Hermoso, pas fitores së Spanjës në Kupën e Botës për femra, shkruan IndeksOnline.

Francisco de Jorge, kërkoi gjithashtu një gjyq për ish-trajnerin e ekipit të femrave, Jorge Vilda, si dhe Albert Luque, drejtori sportiv i ekipit të meshkujve, dhe Ruben Rivera, shefi i marketingut të federatës, për presion ndaj Hermoso.

Prokurorët dhe avokatët ende mund të paraqesin argumentet e tyre, pas së cilës gjykata do të vendosë nëse dhe kur do të mbahet gjyqi. Deri më tani, rasti është trajtuar nga një gjyqtar hetues.

Hermoso paraqiti një ankesë penale për sulm seksual dhe detyrim në shtator për puthjen në podiumin e fituesve më 20 gusht, duke thënë se ajo ndihej “e cenueshme dhe viktimë e një agresioni”./IndeksOnline/