13:20 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Putin arrin në Beograd

Presidenti rus, Vladimir Putin ka arritur në Aeroportin e Beogradit ‘Nikola Tesla’.

Putin u mirëprit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe me ushtarë të shumtë serb.

Kjo është vizita e katërt e Putin-it në Serbi, ndërsa e para ishte në vitin 2001, transmeton Indeksonline.

Për të pritur atë është organizuar një siguri e lartë si nga rusët poashtu edhe nga serbët në Beograd. Ndërsa janë 600 gazetarë të akredituar të cilët po presin përcjelljen e kësaj ngjarje.

Qeveria e Serbsië dhe ajo ruse pritet që sot të nënshkruajnë një mori marrëveshje./Indeksonline/