19:41 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Putin censuron dasmën mbretërore britanike

Mediat më të rëndësishme në Rusi nuk do ta transmetojnë dasmën mbretërore britanike të Princit Harry me Meghan Markle këtë të shtunë, dhe arsyeja mendohet të jetë marrëdhënia e tensionuar mes shtetit euroaziatik dhe Britanisë së Madhe.

Marrëdhëniet midis dy shteteve janë acaruar që kur ish-spiuni rus Sergei Skripal u helmua në territorin britanik sëbashku me vajzën e tij Yulia.

Autoritetet britanike konfirmuan se ish-agjenti i KGB ishte shënjestruar nga agjentët rusë dhe Moska u dënua ndërkombëtarisht për çështjen, përcjell TCh.

Megjithatë, Rusia e mohoi se kishte gisht në sulm.