17:18 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Më shumë se 7.000 njerëz shikojnë Televizion bardhë e zi në këtë shtet

Më shumë se 7,000 njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar shikojnë ende televizionin bardhë dhe zi, sipas TV Licensing.

Pavarësisht rritjes së përdorimit të televizioneve të mençura, si dhe tabletëve dhe smartfonëve për të aksesuar përmbajtjen e televizorit, rreth 7,161 familje në Mbretërinë e Bashkuar janë duke hedhur poshtë teknologjinë moderne dhe nuk kanë kaluar në transmetimet me ngjyra.

Zëdhënësi i licencimit të televizionit Jason Hill tha: “Më shumë se gjysma e televizorëve të Britanisë së Madhe tani lidhen me internetin, kështu që është interesante se më shumë se 7,000 familje ende zgjedhin të shikojnë shfaqjet e tyre të preferuara në një televizor bardhë e zi”.

Ai gjithashtu paralajmëroi se licencat janë të nevojshme për të gjitha televizorët, si dhe për të shkarkuar programet e BBC-së në çdo kompjuter, tablet apo telefon.

Muajin e kaluar, TV Licensing tha se më shumë se 26,000 njerëz në moshën 18 dhe 25 vjeç ishin kapur duke shikuar TV të drejtpërdrejtë ose BBC iPlayer pa licencë gjatë vitit të kaluar.

Transmetimet e rregullta me ngjyra filluan me turneun e tenisit Wimbledon në BBC2 në korrik të vitit 1967 dhe numri i licencave të bardha e të zeza të lëshuara çdo vit ka qenë në rënie të vazhdueshme që prej asaj kohe.