18:38 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / B O

Putin përkujton fitoren e Stalingradit: Kërcënohemi sërish nga tanket gjermane

Në ceremoninë përkujtimore për fitoren e sovjetikëve të Stalingradit, presidenti Vladimir Putin u shpreh së në ditët e sotme, Rusia kërcënohet sërish nga tanket gjermane, duke iu referuar mjeteve të blinduara Leopard 2, që perëndimi ka vendosur të ofrojë për Ukrainë.

Megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve në frontin e luftës, kreu i Kremlinit shprehu bindjen se vendi i tij do t’i bëjë ballë çdo kërcënimi.

“Rusia ka të gjithë të gjitha mjetet për t’iu përgjigjur të gjithë atyre që na kërcënojnë. Kemi besim dhe po ndjekim rrugën e duhur deri në fitore”, tha Putin.

Lideri rus nuk la pa përmendur gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po tentojnë që ta shtyjnë Europën drejt një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë.