23:48 / E Hënë, 31 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Putin po krijon ushtri private për t’u mbrojtur nga Wagneri


Presidenti rus, Vladimir Putin është duke formuar një rrjet të grupeve misterioze private ushtarake në të gjithë Rusinë për t’u mbrojtur nga një kryengritje tjetër e Wagnerit.

Planet për grupet private ushtarake, ose “ndërmarrjet speciale”, përshkruhen në një ligj të ri që rrit kufirin e moshës për ushtrinë ruse, pohoi më tej gazeta.

Kjo lëvizje synon të shtypë sabotimet dhe kërcënimet e brendshme, sipas deklaratës për shtyp të kryetarit të Komitetit të Mbrojtjes të Dumës Shtetërore, Andrej Kartapolov, shkruan businessinsider

Ndryshimet erdhën disa javë pas revoltës së mercenarëve të Wagnerit, kur formacioni paraushtarak morri kontrollin e qytetit të Rostov-on-Don më 23 qershor dhe më pas synuan Moskën, por kryengritja u ndal pas ndërhyrjes së Bjellorusisë.

Megjithëse Putini nuk e ka ndëshkuar Yevgeny Prigozhin, udhëheqësin e rebeluar, ai ka nisur një gjueti për tradhtarët e mundshëm në ushtrinë ruse dhe duket se ka frikë nga kërcënimet e brendshme.

Sipas ndryshimeve në ligj, milicitë e Putinit do të jenë nën komandën e guvernatorëve rajonalë, do të veprojnë sipas urdhrave të liderit rus dhe do të armatosen nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Media norvegjeze Barents Observer raporton se detyra e këtyre njësive është “të mbrojnë kufirin shtetëror, të luftojnë kundër grupeve të armatosura të paligjshme dhe kundër sabotimeve të huaja dhe formacioneve të inteligjencës”, si dhe të shtypin kërcënimet e brendshme.

Mënyra në të cilën milicitë do të komunikojnë me degët e tjera të aparatit ushtarak dhe të inteligjencës nuk është e qartë. Rusia tashmë ka një gardë kombëtare dhe Putini mbrohet në disa nivele sigurie.

Një tjetër funksion kyç i milicisë do të jetë mbrojtja kundër sulmeve të brendshme, pas një serie sulmesh me dron ukrainas në qytetet ruse.Reklama

Pushtimi rus i Ukrainës ka zbuluar se mbajtja e Putinit në pushtet mund të mos jetë aq solide sa besohej më parë dhe ish-zyrtarët e inteligjencës i thanë mediumit se dështimet e mëtejshme serioze në Ukrainë mund të dërgojnë në largimin nga pushteti të Putinit.