08:17 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / L K

Putin: Rusisë i mungojnë municionet dhe dronët me precizion të lartë

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se megjithëse cilësia e armëve ruse po përmirësohet, vendit i mungojnë mjaftueshëm municione dhe drone me precizion të lartë.

“Sigurisht, gjatë operacionit të posaçëm ushtarak, u bë e qartë se shumë gjëra mungojnë: këto janë municione të drejtuara me precizion, pajisje komunikimi, avionë, dronë etj. Ne i kemi, por, për fat të keq, nuk kemi mjaft prej tyre në mënyrë sasiore”, tha Putin në një takim me korrespondentët e luftës të martën, shkruan CNN.

“Operacioni special ushtarak” është mënyra se si Putin e përshkruan pushtimin e tij në shkallë të plotë të Ukrainës.

Ai bëri thirrje për më shumë drone “kamikaze” dhe Orlan-10, duke thënë se cilësia e tyre gjithashtu duhet të përmirësohet.

“Nevojitet një luftë moderne kundër tankeve dhe nevojiten tanke moderne”, shtoi ai./abcnews.al