10:45 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / MSH

Putin suspendohet nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Sanksionet për Rusinë, pas pushtimit të Ukrainës, nuk kanë të ndalur.

Sanksionet e fundit vinë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, e cila ka suspenduar presidentin Vladimir Putin.

Federata suspendoi Putinin si president nderi dhe ambasador. Presidenti rus ka një rrip të zi në xhudo.

“Në dritën e konfliktit të vazhdueshëm të luftës në Ukrainë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos njofton pezullimin e statusit të z. Vladimir Putin si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos” thuhet në njoftimin e Federatës.

Rusia është sanksionuar edhe në sporte të tjera.

Çmimi i madh i Rusisë në Formula 1, që do të zhvillohej në Soçi në shtator, është anuluar.

Në anën tjetër, Shen Petersburgu që do të ishte nikoqir i Ligës së Kampionëve, është zëvendësuar më Parisin.