75 Mall Live Search
14:16 / E Martë, 25 Qershor 2024 / L K

Putin thekson se propozimi që ai ka bërë për Ukrainën mund të ndalë konfliktet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se propozimi për armëpushim që ai ka bërë për Ukrainën mund të ndalë konfliktet, por shtoi Perëndimi nuk ka qasje racionale ndaj këtij propozimi.

Sipas një dekalarate të bërë nga pallati i Kremlinit, bëhet e ditur se Putin dërgoi një mesazh për pjesëmarrësit në një forumndërkombëtar që mbahet në Moskë.

Duke vënë theksin mbi rëndësinë e iniciativës BRICS që përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, Putin tha se kjo strukturë përfaqëson interesat e shumë vendeve në botë.

“BRICS po udhëheq në procesin për ndërtimin e një rendi botëror të drejtë dhe demokratik të bazuar në parimet e barazisë, duke qëndruar të pavarur nga diktatet dhe presionet detyruese”, vlerësoi më tej Putin.

“Perëndimi nuk paraqet qasje racionale ndaj propozimit tonë lidhur me Ukrainën”

Putin në mesazhin e tij foli edhe për krizën e Ukrainës ku ai rikujtoi se më 14 qershor ka bërë propozimin që “mund të fillojnë ngociatat me Kievin në rast se Ukraina tërheq njësitë e saj nga Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia dhe nëse heq dorë nga dëshira e saj për tu anëtarësuar në NATO”.

Ky propozim mund të ndalë konfliktet, tha Putin, duke shtuar se Perëndimi nuk ka qasje racionale ndaj këtij propozimi.

“Ndryshe nga politikanët perëndimorë që nuk duan të shikojnë thelbin e propozimit tonë, shpresoj se ata që marrin pjesë në forum do të kenë një qasje racionale ndaj kësaj çështjeje, se do të mund të shikojnë që ky propozim parashikon vërtet ndalimin e konflikteve dhe se çështja do të kalojë në një proces zgjidhjeje me rrugë politike dhe diplomatike”, tha ai.